Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimin se janë marr me prostitucion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në Prishtinë, raporton Insajderi.
Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 06.03.2020 – 14:00. Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se janë marr me prostitucion. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Insajderi.com