Një grua është akuzuar se ka abuzuar me shtatë fëmijët e adoptuar të saj në mënyrë që t’i detyrojë ata të performojnë në video fitimprurëse në Youtube, shkruan Insajderi.
48 vjeçarja Machelle Hackney u arrestua të premten në Maricopa të Arizonës dhe u akuzua për shtatë akuza për abuzimin e fëmijëve, pesë akuza për burgim të paligjshëm dhe dy akuza për ngacmim të fëmijëve.
Hackney, ka një kanal në Youtube me rreth 800 mijë abonent dhe më shumë se 250 milionë shikime të përgjithshme.
Kanali përmban fëmijët e saj të adoptuar, që janë nga mosha gjashtë deri në 15 vjeç, duke shfaqur në një shumëllojshmëri aventurash të shkurta që shpesh përfshijnë beteja Nerf dhe duke përfunduar me fëmijët përballë kamerës me një lutje për të pëlqyer dhe për t’u abonuar në kanalin e nënës së tyre.
Policia thotë se pas kamerës, jeta për fëmijët ishte shumë ndryshe.
Performuesit e rinj po vdisnin nga uria, mbylleshin në një dhomë të vogël për ditë të tëra dhe u rriheshin me rripa.
Fëmijët i kishin thënë hetuesve se nëna e tyre përdorte edhe sprej djegës në fytyrën e tyre, gjithashtu edhe në gjenitalet e tyre duk i lënë ata në agoni për disa ditë.
Ajo përdorte forma të ndryshme të dhunës për ti nënshtruar fëmijët e tyre, dhe gjersa abuzimi vazhdonte ajo po pasurohej shumë nga kanali i saj në Youtube.
Sipas disa vlerësimeve të industrisë, ajo mund të ketë investuar deri në 2.5 milionë dollarë në të ardhurat e reklamave nga kanali, i cili mbeti aktiv deri të mërkurën por është larguar nga YouTube dhe nuk po vazhdon më me reklama.
Hackney i mohoi akuzat, dhe i tha policisë se dënimi i vetëm që ajo përdor është të qortojë dhe të dënoj fëmijët ose t’i bëjë ata të qëndrojnë në një qoshe, por asnjëherë nuk ka përdorur mjete tjera tëdhunshme kundër tyre.
Dy djemtë e rritur të Hackney, Ryan dhe Logan Hackney, u akuzuan gjithashtu me shtatë akuza për abuzimin e fëmijëve për shkak të dështimit të raportimit të kushteve në shtëpi.
Machelle Hackney po mbahet në burgun e Pinal County me një dënim prej $ 200,000./Insajderi.com