Nëna braktis fëmijën 6 vjeçar të lidhur në pyll në përpjekje për ekzorcizëm

Nëna braktis fëmijën 6 vjeçar të lidhur në pyll në përpjekje për ekzorcizëm

Një nënë e braktisi djalin e saj gjashtë vjeçar të lidhur rreth një peme në një pyll tërë natën me një thes mbi kokë, me qëllim për të kryer ekzorcizëm, shkruan Insajderi.

Nadezhda Kulikova  një 33 vjeçare nga Rusia është shpallur e dyshuar për tentim vrasje pasi e kishte lënë djalin e saj,Lev, në pyll të dielën në mbrëmje me qëllim që ai të shëroj sjelljet e tij problematike.

Një shoqe e afërt me Kulikovën tha se ajo ka qenë duke folur me priftërinj rreth ekzorcizmit kohëve të fundit.

Besohet se djaloshi ishte munduar ta mbyste qenin e familjes në Moskë kur Kulikova kishte ndërhyrë, ajo e lidhi djalin e saj rreth një peme dhe i vendosi një  thes në duar dhe kokë, duke e lënë atë jashtë për 13 orë në temperatura nën zero.

Për të trajtuar sjelljet e këqija të djalit, Kulikova kërkoi  ndihmë edhe prej shamanistëve nga Siberia.

Ajo e mohoi faktin se kishte dashur të mbyste djalin e saj. Ajo e raportoi atë të humbur 8 orë pasi e kishte lidhur për peme.

Djali arriti të arratisej 13 orë pasi kishte qëndruar i lidhur, ku u gjet nga një vozitës në rrugë. Ai i kishte thënë vozitësit se ishte shumë i pasjellshëm me nënën e tij.

“Unë doja ta mbysja qenin, por mami më zuri dhe donte që unë të mbytesha.”

“Qeni duhet më shumë se unë“

Kulikova mbetet në dënim gjersa policia i vazhdon hetimet për incidentin./Insajderi.com