Nëna e 11-vjeçarit thotë se do hakmarrje për vrasjen brutale: Amanet kam me e lanë gjakun me e nxjerrë

Nëna e 11-vjeçarit thotë se do hakmarrje për vrasjen brutale: Amanet kam me e lanë gjakun me e nxjerrë

Nëna e 11-vjeçarit që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë, ka thënë se nuk do ta falë gjakun e djalit të saj asnjëherë.

Ajo është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e djalit të saj. Madje ajo ka thënë sot se nëse vetë e familjarët e saj nuk do të munden ta nxjerrin gjakun e tij, amanet do t’ua lë fqinjëve të tij.

“Kurrë e 700 vjet me ja falë gjakun e djalit tim. Edhe fqinjëve kam me ua lanë amanet me e nxjerrë gjakun” ka thënë ajo në t7, shkruan Insajderi.

Nëna e 11-vjeçarit mes të tjerash ka treguar se në vazhdimësi, se Sefedin Osmani kishte ngacmuar djalin e saj 11-vjeçar.

Ajo ka thënë se djali i saj kishte dalur për të kërkuar bukën e gojës në çfarëdo mënyre. Ka thënë se kishte pritur që djali i saj të kthehet në shtëpi, por ai nuk ishte kthyer.

Thotë se djali i saj, 11-vjeçar kishte kërkuar ndihmë disa herë për shkak të dhunës që Osmani kishte ushtruar ndaj tij.