Nëna e 11-vjeçarit thotë se i dyshuari kishte vrarë një plakë dhe një fëmijë tjetër

Nëna e 11-vjeçarit thotë se i dyshuari kishte vrarë një plakë dhe një fëmijë tjetër

Makfire Ilazi nëna e 11-vjeçar që dyshohet se u vra nga 20-vjeçari, Sefedin Osmani ka thënë se i dyshuari Sefedin Osmani kishte vrarë edhe një të moshuar dhe një fëmijë.

Në një intervistë për T7, ajo ka thënë se i dyshuari për vrasjen e djalit të saj ka qenë i dhunshëm edhe ndaj prindërve të tij.

“Ky e ka myt edhe një plakë edhe një fëmijë në Gjakovë,shumë ma moti, ky është i rrezikshëm. Dy tri herë e ka rreh nënën edhe babain e vet”, ka thënë Makfrie Ilazi.

Nëna e 11-vjeçarit që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë, ka thënë se nuk do ta falë gjakun e djalit të saj asnjëherë.

Ajo është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e djalit të saj. Madje ajo ka thënë sot se nëse vetë e familjarët e saj nuk do të munden ta nxjerrin gjakun e tij, amanet do t’ua lë fqinjëve të tij.

“Kurrë e 700 vjet me ja falë gjakun e djalit tim. Edhe fqinjëve kam me ua lanë amanet me e nxjerrë gjakun” ka thënë ajo në t7, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë se djali i saj kishte dalur për të kërkuar bukën e gojës në çfarëdo mënyre. Ka thënë se kishte pritur që djali i saj të kthehet në shtëpi, por ai nuk ishte kthyer.

Thotë se djali i saj, 11-vjeçar kishte kërkuar ndihmë disa herë për shkak të dhunës që Osmani kishte ushtruar ndaj tij. /Insajderi.com