Nëna e Astriti thotë se ekspertiza nga Zvicra ka ardhur para zgjedhjeve të 6 tetorit

Nëna e Astriti thotë se ekspertiza nga Zvicra ka ardhur para zgjedhjeve të 6 tetorit

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka thënë se ekspertiza nga Zvicra ka ardhur nga Zvicra para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor të këtij viti.

“Këtu e kemi zarfin që iu ka ardh prej Zvicrës, data se kur ka mbërri se janë ba shumë muhabete se kur ka ardh. Qe ku e keni me 4 tetor letra rekomanduese është lëshu prej Zvicre, qe ku e keni vulën, edhe vulat e tjera që i kanë qit kur kanë desht”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Sipas Prokurorisë, në raportin e ekspertizës konstatohet se “hipoteza e një vetëvrasjeje e Astritit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

“Trupi i Astrit Deharit ka qenë prova më e fuqishme se ai ka qenë i vrarë”