Nëna e Cristianos ka disa fjalë mbi akuzat për përdhunim

Nëna e Cristianos ka disa fjalë mbi akuzat për përdhunim

Nëna Cristiano Ronaldos ka premtuar mbështetjen e saj për djalin, ndërsa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të përballet me akuzat publike për përdhunim.

Kathryn Mayorga pretendon se superstari i Juventusit e sulmoi atë seksualisht në një suitë, në “Palms Casino Resort” të Las Vegasit, në nëntor të vitit 2009, shkruan InSporti.

Çifti u takua në klubin e natës më parë, atë ditë, para se gruaja amerikane të ftohej nga Ronaldo për t’u bashkuar me të në suitën e tij me çati.

Mayorga e ka paditur Ronaldon, duke hedhur poshtë marrëveshjen që ajo nënshkroi me futbollistin e njohur, pas incidentit të pretenduar dhe marrjes së një shume të majme financiare për të heshtur.

Megjithatë, mamaja e ish-futbollistit të Real Madridit, Maria Dolores dos Santos Aveiro, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku i jep mbështetje djalit të saj.

rahas një fotoje të saj në divan, ajo la këtë status: “Edhe pse jemi larg prej teje, gjithçka do të jetë mirë. Zoti është i madh”!

Mayorga e përshkroi akuzën si përdhunim në intervistën e saj me “Der Spiegel”, megjithëse dokumentet ligjore nuk e kanë vërtetuar këtë gjë.

Ylli portugez lëshoi ​​një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën për të pastruar emrin e tij dhe mohoi akuzën për përdhunim.

“I mohoj në mënyrë të vendosur akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje që unë jam dhe besoj, – tha Ronaldo. – I etur, siç mund të jem unë për të pastruar emrin tim, refuzoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre me emrin tim. Ndërgjegjia ime është e pastër dhe do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”.