Nëna e Frashër Krasniqit ishte e shtrirë në spital kur mori lajmin për djalin e saj

“Unë pritsha me ardh me më marrë Frashëri, se ashtu u morëm vesh që vjen mas gjykimit, po tenaj...”, tha Hana Krasniqi për gazetën Insajderi.

Nëna e Frashër Krasniqit ishte e shtrirë në spital kur mori lajmin për djalin e saj

Nëna e deputetit Frashërit Krasniqit, i cili u dënua dje me 8 vjet burgim është infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë. Por, ajo vetë i është nënshtruar një operacioni këtë javë. Prandaj nëna Hana Krasniqi nuk arriti dje ta përcjellë nga afër gjykimin e djalit të saj.

Ajo ende është duke u rehabilituar pas operacionit. Zyra për informim e QKUK-së ka konfirmuar lajmin se infermierja H. K është operuar, pa dashur të lëshohet në detaje.

Hana Krasniqi e ka konfirmuar edhe vetë për gazetën Insajderi se ka qenë e shtrirë në spital, por është liruar dje, kurse tani është me terapi. Ajo e ka përjetuar rëndë dënimin e djalit të saj me 8 vjet burg.

“Kjo është një padrejtësi e madhe. Por ne prapë po mbajmë ymyt se do të triumfojë drejtësia në fund për djalin tim dhe të tjerët”, tha Krasniqi.

E ajo rrëfen se si e përjetoi krejt gjykimin nga vendi ku ndodhej dje, pra në spitalin e Prishtinës. “Unë pritsha me ardh me më marrë Frashëri, se ashtu u morëm vesh që vjen mas gjykimit, po tenaj…”, tha Hana Krasniqi për gazetën Insajderi.