Nëna e këngëtares së famshme pozon me kanabis

Nëna e këngëtares së famshme pozon me kanabis

Nëna e yllit të muzikës Miley Cyrus, po ndjek hapat e së bijës pasi ka bërë një fotografi në një dollap të mbushur plot me kanabis.

Fotografinë e saj e ka shpërndarë babai i Miley-t, Billy Ray Cyrus, i cili shkruan:“Po! Sic thashë dje, Tish Cyrus, kohërat po ndryshojnë. Nënë e çmendur”.

Nuk mungoi reagimi i Tish, e cila tha:

“Pikë së pari, bashkëshorti im është i çmendur. Së dyti, kjo pikturë është një cmenduri dhe së treti, kjo nuk është drogë në shtëpinë time. Por nëse do ishte, do të ishte e mrekullueshme për shumë arsye”.

Megjithatë, kjo foto nisi një debat për privilegjin që kanë të pasurit dhe për sistemin e drejtësisë në SHBA.