Nëna e lodhur vjedh makinën pasi nuk donte të ecte 10 kilometra për ta marrë fëmiun nga shkolla

Nëna e lodhur vjedh makinën pasi nuk donte të ecte 10 kilometra për ta marrë fëmiun nga shkolla

Një nënë 25 vjeçare nga Polonia, ishte lodhur së ecuri 10 kilometra për ta marrë djalin nga shkolla kështu që vodhi një makinë të tipit Volkswagen Polo për të shkuar atje, shkruan Insajderi.

Nëna , emri i së cilës nuk u bë publike ende, është dënuar me 5 vite burg.

Sipas raportit të policisë, ajo kishte parë makinën më çelësa brenda dhe kishte shkuar në shkollën  e djalit të saj.

Ajo kishte përdorur makinën për tu kthyer në shtëpi, dhe e kishte lënë atë në një park të makinave afër shtëpisë.

Pas disa orësh kishte vendosur ta përdorte makinën përsëri, ku edhe ishte parë nga shokët e pronarit të makinës të cilët e ndaluan atë edhe e njoftuan policinë.

Sipas deklaratës që ajo dha për policinë, qëllimi i saj nuk ishte i keq, ajo thjeshtë ishte lodhur nga ecja e gjatë.

Tani ajo përballet me akuzën për vjedhje të makinës me deri në pesë vite burg./Insajderi.com