
Nëna e Rita Orës ka shkruar sot në rrjetin social Facebook, se sa krenare ndihet ajo për vajzën e vet, që po i ndihmon fëmijët në Kosovë.
“Ti ke inspiruar tashmë shumë të rinj në Kosovë por edhe më tej që e ndoqën rrugën që ti e ndërtove, për të qenë vetvetja, talent, që punon shumë dhe e dedikuar” shkroi Vera Ora në Facebook.
Vera gjithashtu shtoi se Rita mbetet ende një shembull për të gjithë
“Ti mbetesh një shembull për shanset dhe mundësitë që ne i jetojmë” vazhdoi Vera Ora.
Ndërsa në përfundim, Vera e ka përmbyllur statusin e saj me një shprehje që përdoret shumë në Kosovë. “Oh rrush bre !!!” përfundoi Vera Ora.