Ky është momenti i adhurueshëm kur një djalë dy vjeçar zemërohet keq kur nëna e tij nxiton të ikë në punë dhe harron ta puthë.
Reagimi i këtij djaloshi dy vjeçar është bërë virale në rrjetet sociale.
Aleksandri Simos dy vjeç nga Florida ka reaguar në mënyrë të mrekullueshme, kur nëna e tij nuk e puthi dhe iku në punë.
Diana Simos nxitoi duke hapur derën dhe harroi t’i jepte “lamtumirën” me puthje birit të saj.
Ai me duart lart në kokë u zemërua dhe në video dëgjohet teksa thotë: Mami Mami … mua ….
Babai i Aleksandrit, Christos, me telefonin e tij e filmoi këtë moment aq të bukur, por edhe qesharak në të njëjtën kohë. Diana pasi e postoi videon, pa që kishte arritur mbi 20 mijë shikime.
Atëherë babai i Aleksandrit, Christos, mori në telefon pamjet kur i vogli ankohet keq për sjelljen e nënës.
Në klipin një minutësh Aleksandri shihet duke i shpjeguar me inat babait dhe duke kritikuar sjelljen e së ëmës.