Një vajzë e vogël ka humbur në Tiranë sot gjatë ditës. Nëna ka bërë denoncim në polici. Vajza ndodhej në aksin Zogu i Zi-Laprakë, kur një oficer i Policisë Rrugore e ka parë dhe ka ndaluar.
Polici i rrugores i ka marrë disa të dhëna për prindërit dhe ka lajmëruar kolegët e tij, të cilët sapo kishin marrë denoncimin e nënës. Vajza u transportua drejt banesës së saj nga Policia Rrugore.
“Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë” , thu8het ne njoftimin e policisë.