“Nëna hyri në operacion me vetëdije, doli pa të – pas katër ditësh në komë, ajo ndërroi jetë”

“Nëna hyri në operacion me vetëdije, doli pa të – pas katër ditësh në komë, ajo ndërroi jetë”

Dëshmitari Lulzim Ibrahimi, ka deklaruar se nëna e tij kishte hyrë në operacion me vetëdije dhe nga salla kishte dal pavetëdije, derisa sipas tij, pas katër ditësh të qëndrmit në komë, ajo kishte ndërruar jetë.

Rasti sipas tij ka ndodh në spitalin privat International Medicine Hospital “IMH”, në Prishtinë.

Një deklaratë të tillë, ky dëshmitar që është i propozuar nga prokuroria, e ka dhënë në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku për vepra penale të korrupsionit janë duke u gjykuar 42 mjekë të spitaleve publike, në rastin e njohur si “Stenta 2”.

Lidhur me këtë rast, që kishte ndodhur në vitin 2013, dëshmitari Ibrahimi, ka thënë se nëna e tij kishte pësuar sulm kardiak dhe pas kontrolleve në spitalin e Mitrovicës, ai e kishte dërguar atë në spitalin privat, me arsyen se mendonte se një zgjidhje e tillë, do të ishte më e mirë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ai ka treguar deri te rasti kur nëna e tij kishte ndërruar jetë, ishte kontrolluar edhe njëherë tjetër në spitalin privat IMH, ku mjekët aty i kishin thënë se asaj i ishin vendosur stenta.

Detajet tjera këtu.