Nëna me tre fëmijët e saj në rrezik për jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit në Velipojë

Nëna me tre fëmijët e saj në rrezik për jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit në Velipojë

Situata shëndetësore e katër anëtarëve të familjes Gjoka që mbetën të plagosur në hotelin e tyre në Velipojë nga shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e sotëm paraqitet e rëndë, shkruan Insajderi.

Sipas mjekëve të spitalit, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.

Tre fëmijët, Klarisa 15-vjeç, Danjela 18-vjeç dhe Enriko 12-vjeç kanë djegie në në masën 80-90 për qind të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40-vjeçe, ka djegie në shkallën 60 për qind, raportojnë mediat në shqiptare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë në Velipojë.

“Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40-vjeçe, D. Gj. 19-vjeçe, K. Gj. 15-vjeçe, dhe E. Gj. 12-vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njoftoi policia./Insajderi.com