Nëna paranojake – vret 3 fëmijët e saj dhe bën vetëvrasje tek shtëpia e të dashurit

Nëna paranojake – vret 3 fëmijët e saj dhe bën vetëvrasje tek shtëpia e të dashurit

Aubrianne Mooore, nëna 28 vjeçare është gjendur e vdekur në makinën e saj bashkë me tre fëmijët e saj.

Policia thotë se ajo i kishte marr vajzat e saj, Kyrie Rodery 8 vjeçare, Cassidy Rodery 6 dhe Alaina Rau 2, në pyll afër Cedar Spring në Michigan, ku kishin shtënë në drejtim të tyre me një pushkë gjuetie shkruan Insajderi.

Ajo i vendosi trupat në makinë dhe shkoi tek shtëpia e të dashurit të saj, ku dhe bëri vetëvrasje.

I dashuri, po ashtu edhe babi i vajzës së vogël, e zbuloi ngjarjen një orë më vonë.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodhte brenda mendjes së saj, ajo nuk ka lënë një letër që tregon për arsyen e vetëvrasjes apo diçka të tillë” – ka thënë sherifi i Kent County në Michigan, Michelle LaJoye-Young.

Detektivët besojnë se nëna e ka kryer vrasjen e trefishtë dhe vetëvrasjen pasi ajo vuante nga sëmundja mendore.

Ajo kishte qenë e diagnostifikuar me skizofreni të pa definuar dhe psikozë dhe pa dëshirën e saj kishte qenë e shtruar në spital për dhjetë  ditë në shtatorin e 2018.

Një punëtore e spitalit kishte thënë se ajo ishte paranojake dhe se kishte halucinacione.

“Aubrianne nuk i dërgonte fëmijët në shkollë pasi kishte parë në televizor se autobusi i shkollës kishte bërë aksident. Ajo rrinte zgjuar tërë natën duke menduar se dikush do të hyj në shtëpinë e saj dhe nuk hante bukë sepse besonte se ishte e helmuar”- ka thënë ajo.

Në një kampanjë GoFoundMe të ngritur nga vëllau i Moore, ai ka rritur një fondacion prej 6.300 mijë dollarë për të paguar funeralin, gjithashtu të gjitha parat e mbetura do të shkojnë për çështje legale, për të kuptuar se si Aubrianne ishte neglizhuar nga doktorët duke marrë trajtimin jo adekuat kundër çfarë i nevojitej asaj./Insajderi.com