Nëna raporton në polici: Një burrë ma mori vajzën e mitur për të bashkëjetuar

Nëna raporton në polici: Një burrë ma mori vajzën e mitur për të bashkëjetuar

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se një person ia ka marrë vajzën e mitur për të bashkëjetuar.

Siç ka raportuar ajo, i dyshuari e ka dërguar viktimën në një vend turistik, njofton policia, përcjell Insajderi.

Rasti është hapur si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.

“Prizren, 09.06.2021 – 13:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar  i kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe i kishte dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vend të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com