Nëna shqiptare mëson djalin të vjedhë celularin, harron kamerat

Nëna shqiptare mëson djalin të vjedhë celularin, harron kamerat

Një grua në Tiranë  është kapur nga kamerat duke mësuar  ë birin të vjedhë celularin që një prej klientëve kishte harruar në tavolinën pas saj në një lokal.

Në pamjet e siguruara nga “Dosja.al”, shihet se si ajo bën sikur flet në telefon, dhe kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Pazarit të Ri ë fokusojnë teksa e mëson djalin e mitur të kalojë në tavolinën pas dhe të vjedhë telefonin. I vogli ecën merr telefonin dhe e fut në xhep.

Më pas kthehet tek e ëma, e cila merr qeset në duar dhe vazhdon daljen nga lokali. Ngjarja në fjalë është denoncuar dhe po ndërmerren masat ligjore, ndërkohë identeti i gruas nuk dihet ende.