Nenad Rashiq jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Kurtit

Nenad Rashiq jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Kurtit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot përmes një konference për media bashkë me këshilltarin e tij Nenad Rahsiq, ka bërë të ditur se ky i fundit ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij, pas akuzave nga Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke e lavdëruar dhe uruar për më tutje, Kurti, tha se e vlerëson shumë punën e Rashiqit.

“Ende pa u bërë dy javë nga emërimi i tij, atij iu ngrit aktakuzë nga prokuroria Special në Kosovë, dhe me këtë u cenua profesioni që ai ushtronte. Nenad Rashiq, ma ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e këshilltarit politik dhe drejtorit të zyrës për komunitete dhe e kam pranuar dorëheqjen e tij”, ka thënë Kurti./ Insajderi.com