Nënat e të pagjeturve kërkojnë të jenë pjesë e dialogut me Serbinë

Nënat e të pagjeturve kërkojnë të jenë pjesë e dialogut me Serbinë

“Kërkoj me ngulm që në delegacionin e bisedimeve të jetë njëra nga nënat që me dëshmi e fakte, t’ua dokumentojmë delegacionit serb, krimet e bëra mbi shqiptarët”.

Kjo ishte deklarata gjatë një konference për media e Shoqatës, “Thirrjet e Nënave”, që kërkojnë të jenë pjesë e delegacionit në bisedime me Serbinë.

Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova, ka kërkuar që të mos mbyllen bisedimet pa kërkuar falje Serbia për krime ndaj shqiptarëve.

“Të mos mbyllen bisedimet me Serbinë ka kërkuar falje Serbia zyrtare për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë. Kriminelët dihen me emra dhe mbiemra dhe ata duhet të gjykohen dhe dënohen për veprat e tyre kriminale”.

Po ashtu u kërkua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, që të kenë prioritet në bisedime çështjen e personave të pagjetur. /Insajderi.com