Nëndetësja nukleare që gati ia humbi pushtetin Putinit

Nëndetësja nukleare që gati ia humbi pushtetin Putinit

Të shtunën janë bërë 17 vjet pas tragjedisë ëmë të madhe detare, kur kishte ekspoduar nëndetësja nukleare Kursk K141.

Përpos tjerash, ngjarja mbahet mend edhe si rasti prej të cilit ishte shumë afër të humbiste pushtetin Vladimir Putin, për shkak të reagimit të ngadaltë të shtetit ndaj tragjedisë që kishte lënë të vdekur 118 marinarë ndërsa 23 kishin mbijetuar.

Nëndetësja K141 vlerësohej si krenaria e flotës ruse. Tragjedia kishte ndodhur derisa Kursk po merrte pjesë në ushtrime ushtarake të cilën e udhëhiqte flota veriore e Rusisë. Në të ndodheshin 24 raketa Torpedo dhe 24 raketa tej-detare, përcjellë Gazeta Metro.

Teoria që pranohet gjerësisht thotë se shpërthimi kishte ndodhur në momentet kur njëra prej raketave Torpedo për bëhej gati për tu flakur.

Hetuesit e fatkeqësisë mbesin në qëndrimin se shpërthimi kishte ndodhur  nga një aksion kimik pasi rrjedhjes së peroksidit të hidrogjenit – që përdorej për të shkrepur – e që erdhi në kontakt me bakrin e gjendur në gypat e Torpedove.

Kështu kishte shpërthyer koka e një Torpedoje. Ekspertët vlerësojnë se në këto ushtrime nuk është dashur të përdoren Torpedo të vjetërsuara që përmbajnë peroksid hidrogjeni të viteve të 50’ta të shekullit të kaluar, sepse pikërisht rrjedhja e tij në pjesët tjera të Torpedos ka shkaktuar shpërthimin.

Dy minuta pas eksplozionit të parë, kishte ndodhur edhe i dyti, që kishte fuqi sa të shpërthenin 8 ton TNT. Kjo ishte e mjaftueshme që dridhja të regjistrohej nga seizmografët në gjithë Europën veriore.

17 vjet pas tragjedisë, ende ka teori rreth asaj se si ndodhi fundosja e Kursk, duke përfshirë edhe dyshimet se marina ruse aty kishte testuar Torpedot më të reja – VA 111.

https://www.youtube.com/watch?v=wAIbxkm4rr4

Madje, kishte edhe versione që thoshin se kishte ndodhur për shkak të ndeshjes me nëdetëset britanike dhe amerikane, të cilat nga afërsia po e përcillnin manvorën e anijes ruse.

Nga ana tjetër e Atlantikut erdhi përgjigja se rusët kishin testuar një armë të re vdekjeprurëse e cila e shkaktoi shpërthimin

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, shumë jetë do të ishin shpëtuar sikur operacionet e shpëtimit të kishin filluar më herët.

Shpërthimit të dytë i kishin mbijetuar 23 marinarë të cilët arritën të mbaheshin edhe katër orë, por vdiqën të bllokuar në anije, në mungesë të oksigjenit.

Aksioni ndërkombëtar i shpëtimit zgjati 10 ditë, por askush nuk mbijetoi, zhytësit që u futën në nëndetëse një javë pas tragjedisë gjetën aty vetëm trupat e pajetë të marinarëve rusë.

Rusia e kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga Norvegjia dhe Britania e  Madhe. Vetëm në vitin 2001, kompania holandeze MSI arriti të nxirrte nga fundit i detit nëndetësen. Në vitin 2002, anijes i ishin çmontuar reaktori dhe pjesët e tjera radioaktive dhe ishin futur në 100 metra thellësi të gadishullit Kola. Kjo kishte nxitur reagimin e ekologëve rus të cilët shprehën dyshimin se herët a vonë, lëndët radioaktive do të ndotin detin.

Putin ndodhej në një udhëtim në Sochi, e pas tragjedisë vlerësoi se nuk kishte nevojë të kthehej mbrapa e as të pranohej ndihma ndërkombëtare. Shumëkush konsideron se pikërisht kjo e kishte rrezikuar pozitën e tij në pushtet. Atëkohë, Putin nuk e kishte fuqinë që ka sot.

Familjarët dhe shoqëria e marinarëve të Kursk kishin pritur lajmin për të afërmit t tyre, por të gjitha e kishin të qartë se qeveria e cila kishte refuzuar ndihmën ndërkombëtare, që në fillim e dinte që në anije nuk kishte të mbijetuar.

Gjithçka u bë e qartë në konferencën për media të cilën Putin e mbajti 10 ditë pas fatkeqësisë.

Atëkohë, një grua e mllefosur kishte filluar të kritikojë me zë të lartë Putinin për vdekjen e të birit dhe shokëve të tij. Putin i zënë ngushtë, u përpoq pa sukses të mbronte qeverinë e tij.

Kurs ishte luftanija e parë nukleare pas rënies së Bashkimit Sovjetik që u bë pjesë e armatës ruse. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1990 në Severdovinsk, dhe u fut në përdorim për herë të parë në vitin 1994. Bëhet fjalë për një luftanijen e fundit të klasës Oskar II sipas standardeve të Natos, ndërsa ishte projektuar në kohën e Bashkimit Sovjetik. Me 154 metra, ajo ishte nëndetësja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë. Pjesa e jashtme ishte ndërtuar me kombinim të çelikut dhe kromit të trashësisë 8,5 milimetra dhe që nuk ndryshket. Pjesa e brendshme ishte me çelik të trashësisë 50,8 milimetra.