Nënkryetari i AKR-së “siguron” se Qeveria formohet shumë shpejt

Nënkryetari i AKR-së “siguron” se Qeveria formohet shumë shpejt

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë se Kosova është duke u dëmtuar nga dështimi për të formuar institucionet pas zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri ka thënë se “bllokada institucionale” është e patolerueshme.

Në këtë kontekst, ai ka siguruar se qeveria do të formohet se shpejti.

“Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Javëve të fundit, AKR ka dhënë sinjale se mund ta përkrahë koalicionin PAN për formimin e Qeverisë. Poashtu, kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, u ka dhënë disa ditë afat Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që të tregojnë nëse mund të formojnë Qeverinë./Insajderi.com