fbpx

Nënkryetari i AAK-së përjashton mundësin e koalcionit me PDK-në, preferon Nismën, AKR-në dhe LDK-në

Nënkryetari i AAK-së përjashton mundësin e koalcionit me PDK-në, preferon Nismën, AKR-në dhe LDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend që të vazhdojë partneritetin pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe përkundër bashkëqeverisjes dy vjeçare së bashku.

Nënkryetari i AAK-së, njëherit edhe zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Rexhep Kadriu ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet politike, prandaj edhe është e pamundur të qeverisin bashkë edhe njëherë.

“Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në, arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”, tha Kadriu për ‘Ekonomia Online’.

Ai thotë se janë për koalicion me Nismën, AKR-në dhe LDK-në, ndonëse shprehet i bindur  në fitoren e koalicionit AAK-PSD.

Pas zgjedhjeve ai thotë se do të diskutohen me të gjitha forcat politike çështjet e rëndësishme për vendin, sidomos dialogu me Serbinë.

“Ne vlerësojmë se koalicioni i ardhshme do të jetë më partitë e tjera. Kemi bashkëpunim të mirë më Nismën dhe AKR-në, si dhe me LDK-në. Ne do të shohim në të ardhmen se si do të rrjedhin ngjarjet, por ne shpresojmë se do ta dalim partia e parë në nivel vendi, koalicion AAK-PSD”.

“Atëherë do të ulim do të bisedojmë me të gjitha forcat politike, të cilat do t’i shtojmë proceset e Republikës së Kosovës e veçanërisht bisedimet me Serbinë”.