Nënkryetari i Beogradit nuk lejohet të futet në Kosovë – s’kishte kërkuar leje

Është shprehur i mllefosur që nuk e lejuan të futet në Kosovës, por leje për kalim nuk është se kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës. Prandaj, Goran Vesiq, nënkryetar i Beogradit, është nervozuar. Ka thënë se nuk po respektohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Nënkryetari i Beogradit nuk lejohet të futet në Kosovë – s’kishte kërkuar leje

Autoritet kosovare nuk e kanë lejuar të futet në territorin e Kosovës, nënkryetarin e Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, njofton Insajderi.

Ai ka treguar për televizionin serb Prva se nuk u lejua ta realizojë vizitën e tij të planifikuar në Mitrovicën Veriore.

Policia e Kosovës e ka ndaluar atë në pikën kufitare në Jarinje.

Ai në Mitrovicë po shkonte për të nënshkruar binjakëzimin e këtij qyteti me qytetin e Beogradit si dhe për të vizituar punimet në dy lokacione në Mitrovicë, të cilat mediat serbe thonë se janë investime të komunës së Beogradit.

Merret vesh se Vasiq nuk u lejua të futet në Kosovës, pasi nuk kishte kërkuar leje paraprakisht nga organet kompetentet.

Gjithsesi, ai është shprehur i mllefosur me ndalimin që iu bë.

Ka thënë se kjo tregon “se sa ata (institucionet e Kosovës) e respektojnë marrëveshjen e Brukselit”.

“Ky është mesazhi i qartë që na u tregua sot”, pohoi ai./Insajderi.com