Nënkryetari i LDK-së vlerëson me notë kaluese zyrtarët që hodhën karrige në zgjedhje

Nënkryetari i LDK-së vlerëson me notë kaluese zyrtarët që hodhën karrige në zgjedhje

Njëri ndër nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë të Degës së LDK-së në Lipjan.

Veliu ka folur për rrahjet e incidentet që e shoqëruan këtë vit procesin zgjedhor të partisë, dhe ka vlerësuar procesin zgjedhor me notë kaluese.

“Zgjedhjet janë krejt në fund dhe mund ta japim një notë kaluese për gjithë procesin me përjashtim të disa incidenteve që kanë ndodhë në disa nëndegë. Ato incidente, ne si kryesi i kemi menaxhuar dhe besoj që fundi i procesit të zgjedhjeve të LDK-së di të jetë fund i suksesshëm. Edhe pse disa parti politike deshën që këto incidente t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, nuk ja arritën”, tha Veliu.

Kuvendin e sotëm, ai e ka quajtur madhështor.

Zyrtarët e LDK-së janë përleshur disa herë gjatë procesit zgjedhor të partisë nëpër komuna të ndryshme si Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri, madje në disa raste kishte pasur edhe ndërhyrje të Policisë.