Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se subjekti i tij politik gëzon mbështetjen e plotë të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Nënkryetari i Listës Serbe: Situata në Kosovë është alarmante

Nënkryetari i Listës Serbe: Situata në Kosovë është alarmante

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se subjekti i tij politik gëzon mbështetjen e plotë të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Që prej vendosjes së taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve serbe, gjendja në Kosovë është alarmante”. Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Ai, në një intervistë dhënë për “Tanjug”, ka thënë se rezerva ushqimore dhe mjekësore, serbët e veriut kanë vetëm deri në fund të javës.

Në këtë intervistë Simiq ka thënë se duke e parë këtë gjendje, Lista Serbe është në kontakt të vazhdueshëm me predisentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Këshillin e Lartë serb, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se serbët kanë shumë besim në mbështetjen e Vuçiqit për t’i shpëtuar nga kjo situatë.

“Serbët nga Kosova kanë shumë besim dhe mbështetjen e presidentit Vuçiq për të na mbështetur dhe për të na shpëtuar nga kjo situatë. Në këto rrethana, është e vështirë të ruhet paqja dhe qytetaria, por po bëjmë përpjekje maksimale për të siguruar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve nga Prishtina. Jemi të kënaqur që kemi marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të vendit tonë të Serbisë dhe presidentit Vuçiq. Ne jemi në konsultime të vazhdueshme me Beogradin dhe selia e krizës është e hapur 24 orë në ditë”, ka thënë Simiq.

Në këtë intervistë Simiq po ashtu ka thënë se, nëse Kosova nuk e tërheq vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, atëherë serbët e Kosovës do të mbajnë protesta paqësore që nga e marta.