Nënkryetari i PDK-së gati për videoklip, këtë këngëtare e zgjedh për të bashkëpunuar

Nënkryetari i PDK-së gati për videoklip, këtë këngëtare e zgjedh për të bashkëpunuar

Nëkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur rreth mundësisë për rikthim në muzikë në emisionin ‘Soiree’

Dikur ai ishte pjesë e grupit ikonik ‘Ritmi i rrugës’, autorë të këngëve legjendare që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë si “Ushtari i rrugës” dhe “Përjetësisht”.

Këngët e këtij grupi ende këndohen dhe kujtohen plot nostalgji. Memli, i cili sot është nënkryetari i PDK-së dhe është angazhuar i tëri në politikë, është pyetur nga moderatorja nëse ka ndërmend ndonjë rikthim në muzikë. Ai ka thënë se nuk dihet pas 10 vitesh.

“S’kam bërë be, por efektivisht po, por s’mund të them kurrë po, sepse nuk i dihet pas 10 viteve”, është përgjigjurKrasniqi.

Më tutje, është pyetur se kë do zgjidhte për të bashkëpunuar në realizmin e një dueti dhe artisti është shprehur se ka një listë të gjatë në mendje. “Po Ronela do jetë aty brenda?”, është pyetur nga moderatorja dhe ai është përgjigur se po, madje do dilte një kombinim shumë i mirë.