Nënkryetari i PDK-së: Vetëm ne mund ta formojmë qeverinë

Nënkryetari i PDK-së: Vetëm ne mund ta formojmë qeverinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sipas Gjykatës Kushtetuese vetëm koalicioni PDK-AAK-NISMA është mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Krasniqi deklaroi se PDK-AAK-NISMA është koalicioni i vetëm që do ta ketë mandatin për formimin e qeverisë.

Sipas ish-ministrit të Bujqësisë, PAN do të jetë mandatar edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë për formimin e qeverisë.

“Unë nuk dua të besojë se deputetet e opozitës do t’i vendosin interesat e shefave të tyre para interesave të vendit, duke e ditur se edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë mandatar për formimin e qeverisë është koalicioni PDK-AAK-NISMA. Jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës”, deklaroi Krasniqi, raporton Insajderi.

Pas numërimit të mbi 99 për qind të votave, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të fitojë rreth 34.07 për qind të votave. /Insajderi.com