Nënkryetarit të Skenderajt i mbetet merak që s’ka shkuar në koncertin e Fjolla Morinës

Nënkryetarit të Skenderajt i mbetet merak që s’ka shkuar në koncertin e Fjolla Morinës

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, e ka komentuar performancën +18 të këngëtares Fjolla Morina përpara fëmijëve mbrëmë në Skenderaj.

Në një prononcim për Express, Lushtaku tha se fëmije ka çdokund, jo vetëm në Skenderaj.

“Çdokund ka fëmijë, nuk ka veç në Skenderaj. Qendra rinore është marrë me atë punë”, ka thënë Lushtaku.

Ai tha se nuk është marrë me reagimet e njerëzve për performancën e këngëtarës.

“Nuk kam qenë pjesëmarrës në koncert, mirë ka qenë me pasë shku po s’kam shku… As s’i kam pa as reagimet. Ajo është këngëtare”, ka thënë ai.