Nënshkruhet udhëzimi që mundëson kryerjen e testeve serologjike në Ambulanca

Nënshkruhet udhëzimi që mundëson kryerjen e testeve serologjike në Ambulanca

Kujdesi Shëndetësor Parësor që tash e tutje do të mund të kryejnë testime serologjike në komunat e Kosovës, duke raportuar në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

Kjo u mundësua pasi Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nënshkroi udhëzimin administrativ për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ-organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Ky udhëzim administrativ ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 08/2017 – organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor me qëllim të ofrimit të testimit për SARS–CoV-2 .

Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti.

Me këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. /Insajderi.com