Nëntë kandidatë në garë për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Nëntë kandidatë në garë për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Nëntë kandidatë janë bërë pjesë e garës për të parin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Insajderi ka siguruar  listën me emrat kandidatëve që synojnë të bëhen drejtor të AQP-së.

Në këtë listës janë Migjen Selmani, Idriz Cufaj, Gani Nekaj, Liridon Dalipi, Faruk Rexhaj, Ekrem Rexha, Selma Haxhani, Behgjet Rrukiqi dhe Besim Mulaj.

Agjencia Qendrore e Prokurimit që nga viti 2014 është përgjegjëse për prokurimin e centralizuar apo siç njihet ndryshe zhvillimi i procedurave tenderuese për shumë autoritet kontraktuese. Kjo agjenci është e obliguar t’i kryejë të gjitha procedurat e prokurimit sipas kërkesave të agjencive të pavarura të cilat i përgjigjen Kuvendit të Republikës së Kosovës që kanë më pak se 50 punonjës, shkruan Insajderi.

AQP i kryen procedurat e prokurimit për 16 agjenci të tilla të pavarura siç janë Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Autoriteti i Aviacionit Civil, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Fondi i Kursimeve Pensionale, Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim, Zyra e Rregullatorit për Energji, Agjencia për Mbrojtjen Shtetërore të të Dhënave Personale, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Komisioni i Pavarur për Media, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës, Komisioni  Rregullativ i Prokurimit Publik, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Agjencia për Ndihme Juridike Falas. /Insajderi.com