Nëntë raste të reja me COVID-19

Nëntë raste të reja me COVID-19

Nëntë raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima njofton Insajderi.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar tetë pacientë.

MSH-ja ka bërë të ditur se janë testuar një mijë e 648 persona.

Deri tani në Kosovë, 107 mijë e 758 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Dy mijë e 258 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit./Insajderi.com