Nëntë raste të reja me koronavirus në Suharekë

Nëntë raste të reja me koronavirus në Suharekë

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Suharekë ditën e sotme duke e çuar numrin e të infektuarve në këtë komunë në 14 persona.

Të infektuarit janë shtatë persona nga Semetishtë, në Vraniq 2 raste.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi pasi sipas tij situata është serioze.

“I kemi 9 raste të reja pozitive në Suharekë me COVID-19. Situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes. Nuk duhet të kemi panikë, pos asaj që po e theksojmë tash e sa kohë se duhet të qëndroni në shtëpi e ti respektoni rregullat. Ne do të jemi në krye të detyrës dhe kërkojmë ndihmën tuaj, duke i respektuar rekomandimet që i kanë dhënë institucionet relevante”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.