Nëntë të vdekur dhe 394 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Nëntë të vdekur dhe 394 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Nëntë pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës tutje thuhet se edhe 394 persona janë infektuar në të njëjtën periudhë kohore.

Pacientët që ndëruan jetë janë të moshës 57 deri në 87 vjeç dhe janë nga Shkupi, Kërçova, Manastiri, Resnja, Ohri, Prilepi dhe Vinica.

Instituti për Shëndet Publik i vendit fiqnj ka informuar se janë shëruar 387 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  2236 testime për Coronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në Maqedoninë Veriore  ka arritur në  91 mijë e 555, prej të cilëve dy mijë e 821 kanë vdekur,  80 mijë e tetë janë shëruar, ndërsa  tetë mijë e 726 janë raste aktive. /Insajderi.com