Nëntë të vdekur dhe 486 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 486 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur dhe 486 të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve të fundit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku thuhet se rastet pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 374 testime.

Ndërkaq, edhe 30 persona të infektuar deri më sot, janë shëruar nga ky virus.

“Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317”, thuhet në kumtesë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, përfundon njoftimi i IKSHPK-së. /Insajderi.com