Nëntë të vdekur dhe 546 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 546 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe një rekord i ri rastesh të reja pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se nga gjithsej një mijë e 626 testime të kryera, kanë rezultuar 546 raste pozitive.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 107 pacientë të infektuar deri më sot, duke çuar në 15 mijë e 829 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

“Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com