Nëntë të vdekur e 509 raste të reja me koronavirus në Maqedoni në 24 orët e fundit

Nëntë të vdekur e 509 raste të reja me koronavirus në Maqedoni në 24 orët e fundit

Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 509 raste të reja të infeksionit me Coronavirusin, njofton Insajderi.

509 raste të reja janë nga testimi i 2813 mostrave.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 99.917 persona me Coronavirusin, 3085 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 90.096, ndërsa janë 6736 raste aktive./Insajderi.com