Nëntë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Nëntë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar nëntë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 863 teste, ndërsa janë regjistruar 476 raste pozitive të infeksionit.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup – 221, Prilep dhe Kavadar nga 31, Ohër – 24, Veles – 23, Kumanovë – 20, Tetovë – 12, Manastir – 11, Dellçevë – 9, Strumicë, Koçan, Gjevgjeli, Negotinë dhe Resnjë nga 8, Kriva Pallankë – 7, Gostivar dhe Kërçovë nga 6, Shtip, Strugë, Probishtip dhe Krushevë nga 5, Radovish, Berovë, Vinicë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Kratovë nga 2, Makedonski Brod, Dibër dhe Dojran nga 1.

Të martën po ashtu janë regjistruar 407 pacientë të infektuar me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 95 mijë e 347./Insajderi.com