Nervozohet Demi: Corona, shko në dreq të mallkuar

Nervozohet Demi: Corona, shko në dreq të mallkuar

Nuk ndihem e pikëlluar”. Demi Rose ka foluar për hapat e saj të deritanishëm në jetë, shërmin nga “trauma” derisa ka thënë se po punon në kuzhinë në bikine gjatë izolimit

Demi Rose ka befasuar fansat e saj duke folur për anën e saj shpirtërore në rrjetet sociale.

Modelja 25 vjeçare e ka bërë këtë tregim derisa ishte duke gatuar në shtëpinë e saj në bikine, duke i argëtuar 13.8 milionë fansat e saj në instagram me atë që bënte.

Bruneta ka folur hapur dhe qartë para kamerës derisa ka pozuar edhe me lodrën e saj Teddy, para se të shpjegoi se ajo po e studion jetën e saj të deritanishme.“E tëra çka kam janë modelet e bikineve. Jam e sëmurë për ta veshur tërë këto modele të cilat i kam blerë derisa rri kot e mbyllur”, ka thënë ajo.

“Cili është basti i juaj që kjo do të përfundoj në qershor, korrik, gusht….Cili mendoni se kurrë?”.

“Corona me të vërtetë na ka ngul, me të vërtetë na ka shkatërruar. Shpresoj që të qëndroni në shtëpi si unë…”.

“Po meditoj, po përpiqem që të lexoj sa më shumë libra. Unë dhe Teddy me të vërtetë janë të mërzitur. Në të vërtetë dua që sa më shpejt korona të shkoj në dreq të mallkuar”, thotë tutje ajo.