Nëse dëshironi ta kuptoni Trump-in duhet ta lexoni ‘Liza në Botën e Çudirave’, thotë dhëndri i tij

Nëse dëshironi ta kuptoni Trump-in duhet ta lexoni ‘Liza në Botën e Çudirave’, thotë dhëndri i tij

Jared Kushner dha një përshkrim befasues të vjehrrit të tij në librin e ri të gazetarit legjendar Bob Woodward “Rage”. Kushner thotë se një nga mënyrat më të mira për të kuptuar Presidentin Donald Trump është të studiosh macen Cheshire nga “Liza në Botën e Çudirave”, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Woodward citon Kushner duke parafrazuar macen Cheshire si një mënyrë për të kuptuar stilin kaotik të menaxhimit të Trump, duke thënë, “Nëse nuk e dini se ku po shkoni, çdo rrugë do t’ju çojë atje”.

Ndërsa ish-zyrtarë të lartë të kabinetit qeveritar e përshkruajnë stilin e Trump si kaotik dhe të rrezikshëm, Kushner i shikon ndryshimet e tij të vazhdueshme si “një pasuri”.

Më pas Woodward shkruan, “Aty ku të tjerët panë paqëndrueshmëri apo edhe gënjeshtra, Kushner pa paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të Trump, si një sfidë për tu përballur me një formë adaptuese menaxhimi”.

“Me presidentin, ka njëqind hije të ndryshme gri,” citohet të ketë thënë Kushner. “Dhe nëse njerëzit përpiqen të marrin një përgjigje të shpejtë prej tij, është e lehtë. Ju mund ta bëni atë të vendosë në favorin tuaj duke kufizuar informacionin e tij. Por më mirë të jeni i sigurt si dreq që njerëzit me pikëpamje konkurruese nuk do të gjejnë dhe kur kjo të ndodhë, ai do të zhbëjë vendimin e tij”. /Insajderi.com