Nëse doni zgjidhje paqësore, dorëzohuni

Shefja e Qeverisë së Hong Kongut ka deklaruar se protestuesit të cilët janë nën rrethim të policisë në konviktin e universitetit kanë vetëm një mundësi, të dorëzohen nëse dëshirojnë zgjidhje paqësore.

Nëse doni zgjidhje paqësore, dorëzohuni

“Kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunim të plotë të protestuesve, natyrisht duke përfshirë edhe ata të cilët po shkaktojnë trazira. Ata duhet ta ndalin dhunën, të dorëzohen dhe të shkojnë qetë duke i përcjellur udhëzimet e policisë”, ka porositur Carrie Lam.

Kjo ishte konferenca e parë e saj prejse të dielën protestuesit e morën Universitetin Politeknik, bastionin e protestave pesë mujore.

Protestat në Hong Kong shpesh të dhunshme, po zgjasin qysh nga qershori.

Aktivistët po e akuzojnë policinë për përdorim të tepruar të dhunës sepse në përleshje me protestues po përdorë gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe plumba gome, dhe po kërcënon se do të përdorë edhe municion të vërtetë, derisa protestuesit e kanë gjuajtur policinë me tulla, “koktej mollotovi” dhe një polic e kanë lënduar me shigjetë./Insajderi.com.