dhurata e jetës

Nëse e shihni Lady Gagan në rrugë thuajini: “Shumë e bukur xhaketa” dhe prisni çdo të ndodhë

Nëse e shihni Lady Gagan në rrugë thuajini: “Shumë e bukur xhaketa” dhe prisni çdo të ndodhë

Fillimisht, ky lajm u bë për t’ua bërë me dije që në rast se e shihni Lady Gagan në rrugë, komplimentojeni për veshjen! Krejt lehtë rrobat e një “super-stari” mund të bëhen tuajat.

——————————————————————————————————–

Këngëtarja amerikane Lady Gaga, sapo ia ka bërë një fansi dhuratën e jetës!

Në fillim të kësaj jave, ylli i filmit “A star is Born”, është fotografuar duke ia dhuruar një fanses me emrin Shannon McKee, xhaketën e saj të lëkurës jashtë një super marketi në Malibu të Kaliformisë.

Duke e treguar historinë për revistën amerikane TODAY, 27 vjeçarja McKee, ka dhënë edhe detaje për bisedën e ngrohtë që ka pasur me Gagan.

Lady Gaga, Leather Jacket

“E pashë dhe i thashë: “Hej, kjo qenka një goxha xhaketë”, ka thënë ajo. ‘Lady Gaga më tha faleminderit’. Sikur ia njoha zërin, mirëpo nuk jam person që jam edhe aq familjare me të famshmit”.

Dhe në atë moment Shanon e kishte kuptuar se sapo i kishte dhënë komplimente një super ylli me famë botërore!

Ndërsa biseda kishte vazhduar mes Shanon dhe Lady Gagas, e fokusuar në komunitetin LGBT pasi që fansja, i kishte rrëfyer asaj se miqtë e saj, e kishin idol.

“Shoqja ime e ngushtë ishte LGBT dhe i thashë se falë Lady Gagas, ajo e kishte pranuar haptazi orientimin e saj seksual”, ka thënë Shanon për TODAY, transmeton Insajderi.

Kjo është edhe arsyeja që Gaga e ka hequr xhaketën nga trupi dhe ia ka dhënë vajzës duke i thënë: “Ty të pëlqeu xhaketa ime shumë, merre është e jotja”. /Insajderi.com