Nëse jeni shumë të zënë këtë javë më mirë mos filloni të ndiqni serialin e ri në Netflix

Nëse jeni shumë të zënë këtë javë më mirë mos filloni të ndiqni serialin e ri në Netflix

Ka një prurje të re në Netflix, një mini serial spanjoll me titull, “The Mess You Leave Behind”, dhe vetëm nëse keni kohë të lirë gjatë javës ju rekomandojnë ta ndiqni, por nëse jo, është një ‘rrezik’ që duhet të ndërmerrni vetë.

Është një thriller intrigues që zhvillohet mbi tetë episode, dhe ju sigurojmë që do ta ndiqni me një frymë.

I vendosur në mjedisin rural të Galicisë, është  vendosur dy afate kohore të ndryshme, duke ndërthurur historinë e protagonistëve të saj, të luajtur nga Inma Cuesta dhe Bárbara Lennie. Cuesta luan rolin e Raquel, një mësuese re në shkollën e mesme të fshatit, shkruan Forbes, transmeton Insajderi.

Lennie luan Viruca, mësuesen që Raquel e zëvendësoi, e cila vdiq në rrethana misterioze. Ndërsa Raquel përfshihet më shumë në zbulimin e asaj që ka ndodhur me Viruca, ajo do të ketë frikë për jetën e saj.

Seriali u krijua dhe u drejtua nga Carlos Montero, përshtatur nga romani i tij. Montero bashkë-shkroi sezonin e dytë të serialit të njohur spanjoll “Elite”, që poashtu mund ta ndiqni në Netflix.

Ka shumë intriga, një vdekje misterioze dhe sekrete për të zbuluar në këtë seri dhe ne ju urojmë shikim të këndshëm. /Insajderi.com