Nëse Kosova kualifikohet, do të luajë me Gjeorgjinë

Nëse Kosova kualifikohet, do të luajë me Gjeorgjinë

Gjeorgjia vs Kosova, është ndeshja që do të pasonte, nëse Kosova sonte e eliminon Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kombëtarja e Gjeorgjisë, e ka mposhtur atë të Bjellorusisë, me rezultat minimal, prej 1 me 0, duke e siguruar “finalen” që dërgon direkt në Euro 2021.

Gjerogjia kaloi qysh herët në epërsi, në minutën e 7’, kur shënoi nga penalltia, përmes Okriashvili dhe këtë epërsi, arriti t’a mbajë deri në fund të ndeshjes.

Ndeshja potenciale, do të zhvillohej në shtetin e Gjeorgjisë, pasi kështu ishte shortuar që në fillim./Insajderi.com.