Nëse Nisma kalon pragun, këta do të jenë deputetët e saj në Kuvend

Nëse Nisma kalon pragun, këta do të jenë deputetët e saj në Kuvend

Akoma nuk dihet nëse NISMA do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo nëse një gjë e tillë ata do të kenë 6 ulëse.

Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët që do të sigurojnë ulëse në Kuvend janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi, njofton Reporteri.

Nëse eventualisht partia e tyre bëhet pjesë e qeverisë dhe ndonjëri “reahatohet” në ndonjë post ministror, atëherë në rend të pritjes nga NISMA janë kandidatët, Zafir Berisha, Endri Shala e Bilall Sherifi.

Reporteri.net ka kontaktuar sot gjatë ditës me ish-deputetë të NISMA-s për t’i pyetur nëse partia e tyre e ka kaluar pragun.

Ndërsa Enver Hoti ka thënë se do t’i presin rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, Zafir Berisha në anën tjetër ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë votat që të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.