Nëse vloni ujin për çaj, kjo është mënyrë e gabuar e përgatitjes

Nëse vloni ujin për çaj, kjo është mënyrë e gabuar e përgatitjes

Për të përgatitur një gotë çaj, vlojmë ujin përgatitim gotën me qesen e preferuar të gjetheve të çajit, sheqer sipas dëshirës dhe një copë limon ndoshta. E me sa duket kjo nuk është mënyra korrekte e përgatitjes së çajit.

Çfarë po ndodhë do thonit ju…

Sipas Martin Isark, një degustues profesional i ushqimit dhe pijeve, na tregon për një mënyrë tjetër të përgatitjes, njofton Insajderi.

Martin thotë se nuk duhet të përdorni kurrë ujë të valë për të bërë çaj sepse do ta bëjë atë të shijojë ‘jo më mirë se uji i lakrës’.

Në vend të kësaj, ai thotë se duhet ta lini ujin të ftohet në 80 gradë.

Ai shpjegoi për Daily Mail se uji i vluar ishte përdorur fillimisht kur ishte e nevojshme të siguroheshit se uji ishte i sigurt për t’u pirë.

Ai tha: “Është koha të lëmë pas mitin se duhet të përdorni ujë të valë”.

“Uji i vluar do të shkatërrojë nuancat e dëshirueshme të çajit dhe gjithçka që ju mbetet është një aromë e fortë e gjetheve të thata”. /Insajderi.com