Nesër bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve gjatë së shtunës së 13 marsit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se certifikimi do të bëhet në mbledhjen e radhës së KQZ-së, që do të fillojë të shtunën nga ora 10:00.

“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, ka thënë ai.

“Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, shtoi ai. /Insajderi.com