Gjatë ditës së nesërme Grupi i prindërve në Maqedoninë e Veriut që numëron afro 70 mijë persona ka paralajmëruar bojkotim të" />

Nesër bojkotohet mësimi në Maqedoninë e Veriut

Nesër bojkotohet mësimi në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së nesërme Grupi i prindërve në Maqedoninë e Veriut që numëron afro 70 mijë persona ka paralajmëruar bojkotim të mësimit online dhe me prezencë fizike në të gjitha shkollat. Bojkoti vjen si shenjë revolte ndaj propozim/ligjit për digjitalizim të librave shkollorë,shkruan Insajderi.

“Kjo është koha kur nuk duhet të heshtim. Kjo pandemi do të përfundoj një ditë dhe fëmijët tonë do të kthehen në shkolla të shkatërruara dhe pa kushte elementare. Ne kërkojmë debatit publik me pjesëmarrjen e ekspertëve. Ligji nuk i zgjidh problemet, por përkundrazi shkakton probleme të reja. Nesër e bojkotojmë mësimin edhe me prezencë fizike edhe online. Në rast se nuk marrin parasysh kërkesat tona, do të organizojmë protesta dhe do të kërkojmë dorëheqjen e ministres Milla Carovska”, deklaroi Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve, njofton Insajderi.

Bojkoti është mbështetur nga mbi 70 mijë prindër që janë bashkuar me grupin.

“Një numër i madh edhe i profesorëve dhe arsimtarëve janë të shqetësuar nga ky Ligj, nga shkaku se nuk dinë se si kjo do të reflektohet në punën e tyre”, tha Spasevska sipas së cilës pajisjet digjitale nuk janë materiale didaktike.

“Ne dëshirojmë që librat të mbeten në procesin arsimor, por si pjesë ndihmëse le të këtë pajisje digjitale, por jo ajo të jetë vegla arsimore për nxënësit”, tha Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve në Maqedoninë e Veriut. /Insajderi.com