Nesër ditë zie në Komunën e Vitisë

Nesër ditë zie në Komunën e Vitisë

Në Komunën e Vitisë nesër do të ketë ditë zie, njofton Insajderi.

Kjo për shkak të vrasjes së katërfishtë në Pozhoran, mbrëmjen e së mërkurës.

Një burrë ka vrarë gruan, dy djemtë pastaj vetën.

Për këtë, nesër Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie.

Komunikata e plotë:

Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit

Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.