Nesër fillon faza e katërt e dezinfektimit të hapësirave në Prishtinë

Nesër fillon faza e katërt e dezinfektimit të hapësirave në Prishtinë

Nga dita e nesërme, në Prishtinë fillon procesi i dezinfektimit të hapësirave në kuadrin e planit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit të tij social Facebook, duke porositur qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë proces.

Sipas Ahmetit, qytetarët nesër gjatë kohës kur bëhet dezinfektimi, duhet ti mbajnë dritaret mbyllur dhe në vendet ku kryhet një proces i tillë, është mirë të reduktohet lëvizja e këmbësorëve.

Njoftimi i tij plotë:

“Nesër, e Hënë, 20 Korrik në ora 19:30 fillon faza e katërt e dezinfektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Bashkëveprimi me qytetarët në këtë proces është i rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.

Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Natën e mirë për sonte”./Insajderi.com